Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklarimit të pasurisë nga zyrtarët e shtetit. Molliqaj është marrë veçanerisht me pasurinë e Liburn Aliut, ministrit të Infrastrukturës, i cili ka deklaruar se ka blerë banesë në lagjen “Marigona Hill” ose siç njihet ndryshe “lagjja e milionerëve”.
Ai e ka quajtur poshtërsi Liburn Aliun, duke e publikuar edhe një deklaratë tij në kohën kur nga VV-ja ishin larguar grupi i deputetëve që më vonë e morën drejtimin e PSD-së.
Postimi i plotë:
Poshtërsia “Liburn Aliu”
T’i lëvizim këmbët tona sipas ëndrrave të të varfërve” nuk ka qenë porosi zgjedhore e Kurtit. Ka qenë sulm direkt ndaj atyre që nuk i bindeshin atij për çështje krejt tjera. Shikojeni Liburnin, po flet këtu për “diferencimet” e pagave në Sekretariat. Për këto vendime ishte përgjegjës edhe Kurti. I njëjti nivel pagash ka mbetur edhe sot ne VV. Gjuetia e shtrigave i duhej Albinit. Liburni të neveriste me gatishmërinë për të shërbyer.
Shtëpia nga 60 në 300 metra katror. Si qenka zvogëluar pabarazia? Pagat në VV u rriten, kurse nivelet mbeten të njëjta. Si u zvogëlua pabarazia?! Rroftë vegjelia Albin! Moralizimi instrumentalizues po shitet shtrenjtë.
Njëmend Liburn! Marigona Hill a?! S’do ta kisha besuar kurrë edhe pasi s’kemi fole më ndërmjet vete. 100 metra katrorë nuk është fundi i botës. Por Liburn, Marigona Hill është fundi yt. Ti e di çfarë përfaqëson ajo. Ajo është dëshira për të qenë elitë, imagjinata milionere për harmoni, për një botë të organizuar shoqërisht. Kjo idilikë Liburn, ky socializëm i rregulluar, e ka parakusht kapitalizmin e xhunglës. Prandaj është e mbyllur dhe e siguruar. Ti je andej gardhit Liburn, por kurrë më i humbur dhe i pa sigurtë s’ke qenë.
Lagjet e egra që s’ia dijnë kimetin qetësisë, do ta shohin tjetërsimin tënd. A thua si e thërret dikë për kafe n’shpi.







