Molliqaj: Rasti me Insajderin ishte urdhër politik – Kurti do të përsëris episode të tilla në të ardhmen

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë në një intervistë se episode si ai i fundjavës me Insajderin, nga Qeveria Kurti do të ketë edhe në të ardhmen.

Ai ka deklaruar se i gjithë ky rast ishte skandaloze.

“Rasti i fundit ishte një prej elementeve, që nxjerrin në sipërfaqe atë që shpesh e kemi thënë si kritikë. Për mua ishte skandaloze, gatishmëria e Prokurorisë që më pak se 10 orë të intervenojë, për dicka që mundem me thanë që nuk ishte shumë në interes për publikun në kuptimin e rrezikshmërisë por kishte një dëgjueshmëri absolute të policisë dhe prokurorisë së Kosovës, karshi mediave, dhe u konfirmu bash pse u tërhjek Prokuroria dhe policia që ishte urdhër politik. Fakti që ni herë u nis e u ndal për shkak të presionit publik, ishte tërësisht qasje politike dhe e cila ndonëse është zbrapsur, nuk ka përfunduar. Njerëzit kanë dëshirë të besojnë se tashmë Qeveria Kurti është ndalur, kjo ishte zprasje taktike për t’u rikthy me episode të reja”, ka thënë Molliqaj në intervistën për Periskopi.