Molliqaj publikon pjesë të debatit të tensionuar me Haki Abazin, thotë se VV asnjë debat s’e ka fituar VIDEO

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, ardan Molliqaj mbrëmë është përplasur me Haki Abazin e Lëvizjes Vetëvendosje, debat i cili u tha se eskaloi në dhunë fizike.

Lëvizja Vetëvendosje publikoi një deklaratë publike ku tha se Haki Abazi është sulmuar nga Dardan Molliqaj i PSD-së.

“Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot”, ka shkruar sot Molliqaj në Facebook.

Molliqaj shkroi edhe për ata që nuk guxojnë të dalin në debate pasiqë sipas tij stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave

PSD është në koalicion me AAK-në e Ramush Haradinajt. /Ballkani.info/

loading…