Kandidati për deputet

Molliqaj publikon një video kur Berat Buzhala thoshte se Albin Kurti është i sëmurë psiqik VIDEO

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj e ka publikuar një video kur Berat Buzhala fliste para disa viteve për Albin Kurtin, kandidatin e VV-së për kryeministër.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Kur Berat Buzhala fliste mirë për PDK-në, Albini e quante servil të Klanit Pronto. Por pavarësisht qëndrimeve të Beratit, akuzave e sulmeve që ua kishte bërë krejt aktivistëve të VV, nëse i braktisuri i PDK-së Berat Buzhala është gati t’ia krehë bishtin Albinit, atëherë ai është në rregull për Albinin. Ai pastrohet. Ashtu siç janë pastruar të gjithë ata keqpërdorues e mashtrues që i mbledhi në parti.

Albin Kurti po tregon që për të arritur në pushtet, ndërron qëndrime e nuk njeh metoda. Por sa më shumë që po e dëshiron pushtetin, aq më larg tij po shkon.

Zaten, kështu bënte Hashimi. Kështu sot po bën Albini. Por historia përsëritet veç si farsë e komedi, asnjëherë nuk përsëritet njësoj 😊

P.S.
Sa për kujtesë, në këtë video mund ta shihni se çfarë sharjesh e akuzash i ka përbirë Albin Kurti sot, prej dëshirës së tij për pushtet.

loading…