Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në nder të 4-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ka rikujtuar të bëmat sa ishin në Lëvizjen Vetëndosje.

“Prandaj sot, ballëlartë i drejtohemi Astritit. Sepse me të e luftuam bashkë “Zajednicën”. E luftuam bashkë Gjykatën Speciale. Dhe nuk e braktisëm asnjëherë këtë luftë siç e braktisi partia të cilës i takonim bashkë”, deklaroi Molliqaj, duke e thumbuar LVV’në.

Tutje, ai i ka quajtur hipokritë ish-bashkëpartiakët e tij, teksa ka thënë se asnjëherë nuk i ka ndarë rrugët me Deharin.

“Vijmë para teje Astrit pa nevojën që të bëhemi hipokritë si ish-shokët tanë. Sepse me ty asnjëherë nuk i ndamë rrugët”, ka shkruar Molliqaj.

“Sot u mbushën 4 vite ç’prej se nuk e kemi pranë fizikisht. Por asnjëherë nuk ishte larg nesh. Sepse ata që s’janë më, i mbajmë afër apo i largojmë, duke ndjekur ose jo rrugën e tyre”.