Molliqaj pas videos së përleshjes me Abazin: Mirë që u pa se kush mashtroi dhe kush iku me vrap

Kandidati për deputet nga lista AAK-PSD, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të videos ku ai shihet duke u përplasur fizikisht me Haki Abazin pas emisionit televiziv.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.

Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.

Luftoj për atë që besoj.