PSD

Molliqaj: Orteku niset i vogël, por rritet duke u rrokullisur

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Dardan Molliqaj, teksa ka ndarë fotografi nga hapja e degës së kësaj partie në Kamenicë, ka thënë se orteku niset i vogel, por rritet duke u rrokullisur.

Molliqaj ka shtuar se secila komunë po e pret PSD-në në masë më të madhe dhe me vullnet më të madh.

“Orteku niset i vogël, por sa më shumë që rrokulliset aq më shumë rritet Secila komunë po na pret në masë më të madhe e me vullnet më të madh. Dëshmi për këtë është themelimi i degës në Kamenicë sot. Urime qytetarëve të Kamenicës e shumë faleminderit për pritje kaq të ngrohtë”, ka shkruar Molliqaj.