Molliqaj nuk ia falë minutin, ia kritikon ministrat Kurtit: Sveçla vaj medet, Vitia i papërgjegjshëm

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas votimit të qeverisë së re të Kosovës.

Ai ka paralajmëruar shkarkime e spektakël policor e jo drejtësi, ndihma në vend por jo barazi, shkruan Ballkani.info.

“Ne shohim përputhje të plotë midis këtyre faktorëve. Qeverisja nuk e sheh si problem modelin ekonomik, por mosfunksionimin e tij. Prandaj, na duhen aty liberalë të pastër, mundësisht edhe me kulturë. Ekonomia do të udhëhiqet nga njerëzit e deklaruar publikisht sit ë djathtë. Ata janë Hekuran Murati, Besnik Bislimi, Rozeta Hajdari e Artane Rizvanolli. Pa ndërhyrje në sistemin tatimor dhe politika të rishpërndarjes, ata na thonë se rritja ekonomike dhe zhvillimi shoqëror janë të ndara. Pa sigurime shëndetësore e sistem të drejtë pensional, qeveria e re, ndihmat do t’i shesë si sistem të mirëqenies.”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi: