Molliqaj: Nesër do të dëshmojë se Konjufca ishte SHIK-ut, s’e shpëton as Kadrushi e as Burdushi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka treguar se nesër në Kuvendin e Kosovës do të dëshmojë se Glauk Konjufca ishte pjesë e SHIK.

“ Nesër nëse mbahet seanca, unë do t’i shpalosi faktet se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK. Në pikën për deklarime publike do të tregojë atë që është e vërtetë. Në deklarime publike unë nuk them gjëra të pavërteta. Kemi hy me një debatë që unë nuk e kam zgjedh. Por, meqë kjo po ndodh unë tash duhet ta them të vërtetën. E vërteta do të dalë nesër në shesh”.

Molliqaj në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7 ka thënë se Konjuvcën nuk do ta shpëtojë askush nga e vërtetë që ka qenë pjesë e SHIK

“Nga kjo e vërtetë Glaukun nuk do ta shpëtoj as Kadrushi e as Burdushi”.