Molliqaj: Kurti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e kosovarëve

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar në Facebook pas aksionit para Qeverisë së Kosovës.

“Dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë”, thekson ai.

Sipas tij, me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës.

“Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij. Një historik i gjatë rezistence ndaj pushteteve të kompromisit, një kulturë e tërë qëndrese dhe proteste, e shtypur nga dhuna policore, ndaj kësaj Lëvizjeje po përsëritet nga pushteti i po kësaj Lëvizjeje, tash.

Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën sot. Fund i palavdishëm, apo lavdi Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pushteti normalizon krimin në Veri

Dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë.

Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij.

Një historik i gjatë rezistence ndaj pushteteve të kompromisit, një kulturë e tërë qëndrese dhe proteste, e shtypur nga dhuna policore, ndaj kësaj Lëvizjeje po përsëritet nga pushteti i po kësaj Lëvizjeje, tash.

Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën sot. Fund i palavdishëm, apo lavdi Lëvizjes VETËVENDOSJE!