Molliqaj ironizon me VV-në: Një parti që i humbi të gjitha debatet, tash ka zgjedhur dorëzimin

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Dardan Molliqaj sërish është marrë me Vetëvendosjen.

Ai e ka publikuar një video nga debati i mbrëmshëm ku përfaqësuesi i VV-së nuk kishte pranuar të jetë përballë tij.

“Një parti që i humbi të gjitha debatet, tash e ka zgjedhur dorëzimin e lojës. Nuk po dalin në debate. Këtë herë përballë i pata dy parti tjera që e kanë radhën t’i humbin debatet 🙂 Fuqia e argumentit dhe e organizimit në teren, po e sjellë fitoren e Koalicionit AAK-PSD”, ka shkruar Molliqaj. /Ballkani.info/

loading…