Molliqaj flet për krizën energjetike: Kurti duhet të japë përgjegjësi për krimin që ka bërë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka kryer krim kur ka dhënë 45 milionë euro për subvencionim të KEDS-it. Molliqaj shton se KEDS i ka lënë qytetarët në baltë pasi nuk i ka përmbushur as për së afërmi dy premtimet e saja.

“Përgjegjësia e tij është e pashmangshme 45 milionë euro u janë dhënë një kompanie private, e cila ka privatizuar tregun dhe distribucionin në Kosovë e cila ka premtuar dy gjëra, 300 milionë euro investime dhe 24 orë me 7 ditë rrymë. Të dyjat i ka dështuar. Krimi i parë është privatizimi i lirë. Dyfish krimi është që po e legjitimon krimin e parë. Kurgjo nuk ka gjë më të keqe. 45 milionë euro të taksapaguesve kanë shkuar në llogarinë e KEDS-it. Të gjitha ata që e kuptojnë sistemin energjetik, 45 milionë euro që sot i kanë shkuar një kapitali privat i cili nuk po na siguron rrymë”, thotë ai.

Ai tregon pse e sheh Kurtin si përgjegjës për gjendjen me energji elektrike.

“E dëgjova dikënd që tha se Enver Hoxha ka kritikuar 14 vite Mbretin Zog në pushtet. Mbreti Zog ka bërë mëkate të shumta ndaj shqiptarëve, por kjo nuk e zhbën faktin e mëkateve të panumërta që erdhën në kohën e Enver Hoxhës dhe të tjerëve. Kryeministri Kurti ka të drejtën legjitime të ankohet se cfarë kanë bërë të tjerët. Ajo që nuk e shmang nga përgjegjsia është krimi i tij. 45 milionë euro janë keq përdorur nga Kurti. Ai duhet të përgjigjet për krimet e tij. Po e marr shembull shpejt. Privatizimi i distribucionit dhe rrjetit në Shqipëri është shitur për 105 milionë. Maqedonia e ka shitur 225 milionë euro rrjetin dhe distribucionin. Kemi një situatë ku ka qenë një krim. Kryeministri i ri e ka legjitimuar. Në kuptimin ekonomik. Pastaj e financon të njëjtën, nuk të amniston askush. Kështu që ankesat, pasqyrat që po bënë thirrje ai duhet të kuptojë se në Kosovë ka qytetarë përveç partive, që nuk kanë rrymë atyre nuk iu intereson çështja se kush e ka mashtruar kë dhe pse po rren. 4 muaj më herët është paralajmëruar kjo krizë. Veprimet janë të dobëta. Njëjta sikur në pandemi. Në Maqedoni kriza energjetike është shpallur në tetor”, përfundoi ai. /Gazeta Express/