Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas deklaratave të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se e duan postin e kryeministrit nëse hyjnë në qeveri me partitë tjera opozitare.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LDK për katër vjet ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e Kurtit rrezikohet rëndë prej tensionimit të marrëdhënieve me SHBA dhe tani që në Shtëpinë e Bardhë është Donald Trump, ky rrezik është dyfishuar.
Po ashtu, Molliqaj ka thënë se për katër vjet Lumir Abdixhiku ka alarmu për kapjen e shtetit, për sulmin ndaj fjalës së lirë e për cenimin e ndarjes së pushteteve.
Ai ka thënë se LDK ka interes të partisë ndashëm prej interesit të vendit dhe kjo quhet interes dhe ambicie afatshkurtër.







