Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se tashmë asnjë ministër apo vartës i ministrisë nuk do të ketë më qasje në prokurimet e tenderëve.
Kryeministri Rama tha se që nga 25 prilli prokurimet e tenderëve operohen nga shoqëria publike e operatorit për blerje të përqendruara.
Rama shtoi se korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur si një fenomen shqetësues, por shtoi se asnjë herë më parë korrupsioni nuk është luftuar më shumë se në dhjetë vitet e fundit.
“Lufta ndaj korrupsionit nuk është vetëm një luftë e një organi të drejtësisë, është pikërisht shtetbërja e plotë demokratike e Shqipërisë. Përmes thellimit të reformave në funksion të mirëqeverisjes të antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit. As korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur si një fenomen shqetësues, as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por dua ta nënvizoi se asnjë herë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në dhjetë vitet e fundit pikërisht përmes reformave shtetëbërse”, theksoi Rama.
Kryeministri foli në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste për politikanët e korruptuar, përfshirë edhe atë të PS-së. Ai theksoi se nuk mban në post asnjë politikan që vjedh.
Rama theksoi se polikanët që vjedhin duhet të shkojnë e të hetohen në SPAK, ndërsa i cilësoi si “mollë të kalbura”.
“Nuk jam mburoja e asnjërit qe vjedh. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësinë është gjithnjë vetëm me një ngjyrë, e kuqe, e pakëpërcyeshme dhe e pandryshueshme… E kam thënë publikisht mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe me asnjë dërrasë të kalbur që larg qoftë mund të shkelni. Kush e vë këmbën në dërrasë të kalbur e di mirë cfarë bën, prandaj nuk jam une e PS që e lëshon kur i dridhet toka nën këmbë. Ata që thonë se Rama i përdor e kanë gabim. Kush e ushqen me korrupsion krimin e dëshirës për vetë pasurim përmes funksionit publik, nuk është një limon i shtrydhur, por një mollë e kalbur që bie vet”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama i është përgjigjur po ashtu raportimit që kreu i SPAK, Altin Dumani bëri javë më parë në KLP ku theksoi uljen e numrit të denoncimeve të rasteve të korrupsionit nga ana e institucioneve shtetërore.
Rama tha se pushteti ekzekutiv nuk mund të hetojë në mënyrë të brendshme korrupsionin por mund të ngushtojë hapësirat për kryerjen e kësaj vepre penale në institucione. Ndërsa shtoi se ulja e numrit të denoncimeve është lajm i mirë sa i takon impaktit që veprimtaria e SPAK ka dhënë sa i takon parandalimit të rasteve të korrupsionit.







