Moldavi vs. Kosovë, këto janë notat e lojtarëve

Kosova ka luajtur ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve sot në Parma të Italisë.

Kosova barazoi 1-1 ndaj Moldavisë në ndeshjen e parë kompetitive që nga 17 nëntorit i vitit të kaluar.

Golin e parë të takimit e shënuan Moldavët kur në minutën e 20-të, Moldavia kaloi në epërsi përmes Nicolaescu, përkundër dominimit të “Dardanëve”.

Në minutën e 71-të, Benjamin Kololli i cili sonte luajti në rolin e qendër sulmuesit barazoi shifrat pas një asistimi shumë të mirë nga Valon Berisha.

Me rezultatin 1-1 u mbyll takimi i sotëm me Kosovën që luan tri ditë më vonë sfidën ndaj Greqisë në Prishtinë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes sipas “SofaScore” ishte Valon Berisha, i cili u vlerësua me notën 7.9, ndërkohë Benjamin Kololli me 7.6.