Moldavi: Partia pro-evropiane e presidentes MaiaSandu fiton shumicën parlamentare, duke mundur bindshëm bllokun e partive pro-ruse

zgjedhjet parlamentare në Moldavi, Partia e Veprimit dhe Solidaritetit (PAS), parti e cila gëzon mbështetjen e presidentesMaiaSandu, ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke arritur të fitoj 52.5% të votave, që do ti sigurojnë 63 vende nga gjithsej 101 vende sa i ka Parlamenti i Moldavisë.

Partia e Veprimit dhe Solidaritetit ka arritur të fitoj kundër bllokut të partive komuniste e socialiste, që në opinion njihen edhe si blloku pro-ruse, i cili drejtohej nga ish-presidenti IgorDodon. Partitë pro-ruse kanë arritur të marrin 27.3% të votave, përkatësisht 32 vende në Parlamentin e Moldavisë.

Fitorja bindëse e forcave pro-evropiane edhe përkundër presioneve të mëdha nga Rusia, është treguesi më i mirëse Moldavia ështëorientuar drejt BE-së dhe NATO-s.

Se kishte presione dhe ndërhyrje nga Rusiae thotë edhe e përditshmja gjermane BILD, e cila ka arritur të siguroj një dokument nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, ku thuhej se Rusia kishte tentuar që të ndikonte në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, me qëllim që të fitoj kandidati pro-rus, IgorDodon.

Për këtë qëllim Rusia kishte ndarë 11.5 milionë euro, duke i planifikuar të gjithë skenarët, pra edhe skenarin që në rast që nuk do të fitonte Dodon, të tentohej qëgjatëpërpunimit te të dhënave në Komisionin Qendrorë Zgjedhorë, votat e MaiaSandu ti kalonin IgorDodonit.

Humbja e IgorDodon në zgjedhjet presidenciale, si dhe humbja  e së dielës në zgjedhjet parlamentare,është një goditje e rëndë për Rusinë, e cila e sheh Moldavinësi pjesë e sferës së interesave të saja. Për këtë qëllim Rusia po mundohet që të pengoj procesin e integrimeve euroatlantike të Moldavisë, shtet ku dy të tretat e banorëve janë me prejardhje rumune.

Roli destabilizues i Rusisë në Moldavi, manifestohet edhe përmes rajonit separatist të Transnistrisë, rajon i cili është nën kontrollin e rebelëve rusofil dhe Ushtrisë ruse dhe atë që nga përfundimi i konfliktit në viti 1992. Për këtë qëllim në rajonin e Transnistrisë, Rusia ka të dislokuara forcat e saja ushtarake, të cilat mundohet ti paraqes si forca paqeruajtëse, por përmes tyre kontrollon këtë pjesë të territorit të Moldavisë.

Një nga protestat e moldavëve ku kërkohet largimi i Ushtrisë ruse nga territori i Moldavisë