Alfred Moisiu

Moisiu: Në Banjskë duket qartë se është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu ka kritikuar qasjen e Serbisë karshi Kosovës. I njëjti ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet me i sigurtë.

Moisiu është shprehur i shqetësuar nga sulmet e fundit që ndodhën në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, në atë sulm duket qartë se është përfshirë Serbia.

Ai tha se duhet të vazhdohen përpjekjet që palët të ulen në bisedime, porse ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë.

“Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurtë dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të cilat mund të mendohet se mund të shkohet me zgjidhje të gjata, duhet marrë më seriozisht si nga ne, ashtu edhe nga ata që mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Evropë….Më 24 shtator në Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, Beogradi jo vetëm që nuk u dënua, por u shpall një dite zie për ata që u vranë…Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb, “, tha Moisiu.