Modelja

Mohuan lidhjen dhe karantinohen bashkë, ç’po kurdisin Kejvina dhe reperi shqiptar?

Kejvina sërish u pa në krahët e reperit shqiptar.

Një video e publikuar nga Seven Saraçi e cila më pas u fshi menjëherë ngjalli dyshime për një lidhje të mundshme mes tij dhe Kejvina Kthellës.

Ai ka kohë që jeton në Amerikë e shpërngulja e Kejvinës së fundmi atje ka shtuar akoma më shumë dyshime.

Kejvina e mohoi lidhjen duke thënë se janë vetëm miq, e më pas kjo temë u kthye në më të komentuarat pas një postimi që Kejvina e bëri së fundmi.

Ajo shihet pranë Sevenit dhe dyshja duket se janë karantinuar së bashku.