Mogherini siguronte Isa Mustafën në letrën e vitit 2015: Asociacioni pa kompetenca ekzekutive

Ish-kryediplomati i Kosovës Petrit Selimi, ka publikuar një letër të ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini, drejtuar më 2015 kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa ku siguronte se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Selimi në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se se Asociacioni asnjëherë nuk ka pasë të ketë kompetenca ekzekutive dhe se kjo u tha edhe nga dy emisarët, Lajçak dhe Escobar, së fundi.

“Dua të konfirmoj se është mirëkuptim i BE-së që Asociacioni/Komuniteti –  në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe Ligjin e Kosovës – nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes dhe nuk do të ketë fuqi ekzekutive”, thuhej ndër të tjera në këtë letër e publikuar nga Selimi.

“Asociacioni i komunave serbe asnjëherë s’është supozuar të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës. Këshilltari Special Chollet e tha këtë dje, emisari Escobar e tha shumë herë. Miroslav Lajcak  kështu tha gjithashtu. BE-ja i tha zyrtarisht me shkrim Kosovës kështu që më 2015!”.