Mogerini: Pres që në qershor Maqedonia e Veriut e Shqipëria të hapin negociatat e anëtarësimi

Pres që në muajin qershor Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, sipas europeanwesternbalkans.

Në fjalimin para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Mogerini theksoi se do të ishte gabim i madh strategjik dhe shembull për “shkurtpamësinë” e BE-së nëse nuk sjellë vendim për nisjen e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën në qershor.

Politika e zgjerimit të BE-së, sipas saj është një prej tregimeve të suksesshme gjatë mandatit të saj pesëvjeçar dhe mandatit të përbërjes aktuale të PE-së.

“Kur ta shikoni hartën e Evropës, e shikoni se Ballkani është pjesë e saj. Për këtë shkak, në vend të termit zgjerim, unë personalisht dëshiroj të bisedoj më shumë për bashkimin e sërishëm të Ballkanit me Evropën”, tha Mogerini.Ajo si shembull të suksesshëm të politikës evropiane drejt Ballkanit e theksoi Marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës.“Politika jonë drejt Ballkanit është tregim i suksesshëm i cili pati fillim të vështirë dhe rrugë nga e papritura drejt vendosjes së besimit dhe sfidave të përbashkëta”, theksoi Mogerini.