Fituesi Topit të artë

Modriqi i pakënaqur, refuzon kontratën e re të Realit

Luka Modriq nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën e re me skuadrën e tij aktuale, Real Madrid.

Sipas medieve spanjolle, fituesi i Topit të Artë, nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara nga madrilenët.

Mesfushori kroat, që gjatë verës ishte i lidhur me një largim nga “Mbretërit” ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2020.

Por drejtuesit e klubit madrilen thuhet se nuk janë dorëzuar dhe pritet t’i bëjnë ofertë të re Modriqit, për ta bindur lojtarin të qëndrojë.