Modric e sheh gjithnjë si kundërshtar: Nuk do të luaj kurrë me Messin

Luka Modric ka mohuar lajmet se marrëdhëniet e tij me Cristiano Ronaldon janë të këqija dhe ka thënë se ai kurrë nuk e sheh shok skuadre Lionel Messin.

“Ne kaluam gjashtë vite të mrekullueshme në Madrid ku ne kemi zhvilluar një miqësi dhe respekt të ndërsjellë”, ka thënë Modric për “France Football”.

“Tani ai është larguar dhe ne kemi kontakte, shkëmbejmë mesazhe. Edhe pse disa njerëz përpiqen të thonë se nuk është kështu, mund të them se ende kemi marrëdhënie të mira”.

Modric ka thënë se nuk do të luaj kurrë me Lionel Messi, edhe pse ai është një ndër lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

“Unë luaj kundër ti, jo me të. Messi është njëri ndër lojtarët më të mirë në histori, por unë kurrë nuk do të luaja me të”, deklaroi kroati.