Modric e Bale në dyshim për Galatasaray, kthehen Kroos dhe Vasquez

Pas humbjes befasuese 1-0 nga Mallorca, Real Madridi i Zinedine Zidane do të kërkojë vetëm fitore të martën në Champions League kundër Galatasaray.

Por, këtë duhet ta bëjë pa Gareth Bale dhe Luka Modric, ata janë duke luftuar me kohën për të qenë gati pas 48 orësh.

As Bale e as Modric nuk janë stërvitur të dielën me ekipin, derisa ky i fundit ka bërë vetëm disa vrapime të lehta.

Lajmi i mirë është rikthimi i Toni Kroos dhe Lucas Vasquez, që të dy do të jenë gati për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Galatasaray, pasi aktualisht Los Blancos kanë vetëm një pikë pas dy takimeve në Grupin A dhe renditen në vendin e fundit.

loading…