Moderatoren e njohur shqiptare e ngatërrojnë me Kiara Titon, reagimi i tyre është epik

Dojna Mema është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Gjithashtu ajo është shumë aktive në rrjetin social Instagram ku shpesh herë organizon rubrikën pyetje -përgjigje nga ku fansat e saj mund të mësojnë më shumë rreth saj.

Por gjatë intervistës së fundit me fasnat e saj Dojnës i ka ndodhur një e papritur.

Ajo është ngatërruar me moderatoren tjetër të njohur shqiptare Kiara Titon.

“Të dua shumë Kiara Tito, je më e mira” i shkruan ndjekësja Dojnës.

Si iu përgjigj Dojna? Me qetësinë që e karakterizon, ia ktheu: “Edhe unë, faleminderit për suportin”

Por këtë përgjigje të Dojnës e ka publikuar edhe Kiara në instastoryn e saj ku etiketoi moderatoren dhe shkroi: “LOT”.

Siç dhe duket të dy moderatoret e kanë kaluar me humor ngatërrimin e tyre.