Modelja ruse i kërkon fëmijë Don Xhonit: Në kërkim të mbiemrit, unë do ta jap një djalë

Modelja ruse, Ariana Lirey, tashmë e ka dëshmuar simpatinë e madhe që ka ndaj reperit kosovar, Don Xhonit.

Ajo së fundmi këtë e ka shprehur edhe në një formë tjetër duke bërë një dedikim për reperin, shkruan portali arbresh.info

Modelja ditë më parë bëri një postim në InstaStory rreth editimeve të fotografive dhe në po të njëjtin shkrim në fund e kishte shënuar, Ariana Isufi, referuar mbiemrit të artistit (Xhonatan Isufi).

“Në kërkim të mbiemrit tuaj, unë dua të ua jap një djalë. Xh”, kanë qenë fjalët e Lirey.

Ariana ka bërë që të komentohet për këtë pasi saktësisht nuk dihet se çfarë po ndodh mes dyshes dhe nëse kjo do të jetë e vërtetë.

Reperi në anën tjetër po vazhdon të marrë vëmendje të madhe e të jetë njëri ndër më të pëlqyerit në treg.