video

Modelja në videoklipin e MC Kreshës është e dashura e këngëtarit shqiptar

Vajza në videoklipin ‘Enigmë’ të Art Abazit dhe Mc Kreshës është pikërisht e dashura e Artit.

Vajza elegante që kërcen në rërë, e veshur me fustan e kapele në klipin e këngës “Engimë”, qenka e dashura e këngëtarit shqiptar Art Abazi i cili këtë këngë e ka sjellë në bashkëpunim me MC Kresha.

Këtë Arti e zbuloi për “Panorama plus” duke u shprehur se është shumë i dashuruar.

“Vajza në klip është e dashura ime, të cilën po e dua akoma më shumë, sepse klipi nuk do të ishte i njëjti pa sharmin dhe elegancën e saj. Unë jam çdo ditë i dashuruar. Marr dhe jap dashuri në çdo moment. Terapi më të mirë se kjo s’ka dhe s’do të ketë“, është shprehur Arti.

loading…