Modelja ‘godet’ në rrjetet sociale, sjellë fotografi provokuese në borë (FOTO)

Krystina është duke i mahnitur ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, e cila pavarësisht të ftohtit, ka vazhduar me rutinën ditore – postimin e fotove të nxehta.

Krystina Schickova, motra e yllit të Romës, Patrick Schick, ka marrë vëmendjen e shumë mediave, për shkak të formave të saj perfektë trupore.

E njohur si modele e agjencisë “Next”, 24-vjeçarja nuk nguron asnjëherë të kalojë limitet me zhveshjen e saj.

Fillimisht bëri bujë me një set toples në një vaskë, ndërsa së fundi po godet me foto të tjera provokuese.

Derisa ajo po shkëlqen në rrjetet sociale, vëllai i saj, Patrick, po kalon një sezon më të mirë krahasuar me vitin e kaluar – edhe pse ka shënuar vetëm dy gola në Serie A.

Në total, sulmuesi 23-vjecar ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar edhe dy asistime, në 21 ndeshje në të gjitha garat.