Modelja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Me anë të një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e bukur se është bërë nënë, modelja e njohur Ashley Graham.

Ashley e cila numëron 10 milion ndjekës në Instagram dhe është kthyer në frymëzim për vajzat dhe gratë, e ka sjellë në jetë fëmijën të shtunën.

Mirëpo lajmin modelja vendosi ta ndajë ditën e hënë.

“Të shtunën në orën 6, jetët tona ndryshuan përgjithmonë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe”, shkruajti Ashley.

Modelja është e martuar prej 9 vitesh me regjisorin Justin Ervin.