Modelet e telefonëve që do të ngelen pa WhatsApp në 2021

WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në disa smartfonë Android dhe iPhone për shkak të përditësimeve që do të marrë në mënyrë që të sjellë funksione të reja. Për këtë arsye disa telefonë do të mbeten pa versionet e fundit të aplikacionit duke filluar nga 2021.

Të gjithë iPhone që cilët nuk kanë të paktën iOS 9 do të mbeten pa të. Bëhet fjalë për modelet iPhone 4 dhe më të vjetër. Modelet 4S, 5, 5S, 5C, 6 dhe 6S mund të kalojnë në iOS 9 që të përdorin versionet e fundit të WhatsApp.

Në rastin e 6S, 6S Plus dhe gjenerata e parë e iPhone SE janë telefonët e fundit që kanë mbështetje për iOS 14. Në Android WhatsApp do të ndalojë së funksionuari në modelet e telefonëve që kanë një version Android më të vjetër sesa Android 4.0.3.

Për të parë çfarë versioni keni të instaluar në Android duhet të shkoni në Settings, më pas About System ose About Device prej ku edhe do të shihni informacionin.

Në iPhone duhet të shkoni në General, më pas Information dhe këtu mund të shihni detajet e sistemit operativ të instaluar në telefon.