Lloçi

MKRS vazhdon ta bllokoi futbollin kosovar për interesa të ngushta, Ballkanin e detyrojnë të luajë jashtë Kosovës

Sot UEFA konfirmoi se Ballkani ndeshjen e saj në Conference League është i detyruar të luajë në Shqipëri pasi në Kosovë nuk ka stadium që i plotëson kriteret.

Derisa të gjithë po krenohemi me suksesin e Ballkanit që e dërgoi futbollin tonë në maje duke e bërë botën të flas për Kosovën, drejtuesit shtetëror sikur i nuk iu bëhet vonë, madje më qëllim po e pengojnë atë.

Sot më shumë se kurrë Qeveria e vendit përkatësisht MKRS që është e thirrur për të krijuar kushte për sportistët duhet të ndihet e turpëruar.

Me një fjalë MKRS po ia arrin qëllimit me blloku futbollin kosovar.

Fillimisht e bllokoi me licencim duke e zvarritur për muaj të tërë moslicencimin e klubeve, tash po e bllokon përmes stadiumeve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk i plotëson më kushtet pasi ngarkesa e madhe ka bërë që fusha të mos e përballoi ngarkesën. Këtu MKRS si fajtore po e lë FFK si mbikëqyrëse të saj, por për stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, për ata në Gjilan e për atë Nacional kush qenka fajtor, kush po e bllokon rregullimin e tyre? Adresa është e saktë MKRS dhe komunat.

Kjo situatë është për të ardhur keq dhe duket se zyrtarët që punojnë në këto institucione, janë në gjendje të shkatërrojnë gjithçka vetëm pse dikujt po i konvenon.

Një është e sigurt nga këta më së keqi po pëson futbolli por edhe imazhi i vendit që tashmë e kanë zbehur maksimalisht në sy të botës. /GazetaSport