Mjet i pashpërthyer në Klinë, njesiti i FSK-së në vendin e ngjarjes

Gjatë ditës së djeshme, një person nga Fshati Grabanicë e Klinës, gjatë punës ka hasur në një mjet të dyshimtë shpërthyes.

Personi ka njoftuar organet e Policisë të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njesitin për deminim nga FSK, të cilët e kanë tërhekur mjetin e dyshuar. /Ballkani.info/

Raporti i plotë:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.