“Mjeshtër i Kung Fusë”, 3-vjeçari zgjohet në 5 të mëngjesit për të ushtruar – shpreson të bëhet Shaolin (Video)

Një djalë 3-vjeç, ekspert i Kung Fusë, është bërë i famshëm në vendlindjen e tij në Kinë pasi videot e tij të ushtrimeve strikte janë bërë virale në internet.

Djaloshi i quajtur Qi apo ndryshe i njohur si “Guri i vogël”, praktikon artet marciale në tempullin e Shaolinëve në pjesën qendrorë të Kinës në provincën Henan, që nga prilli i këtij viti, transmeton Telegrafi.

Murgu i vogël tani ka mbi 180 mijë ndjekës falë videove të shkurta të publikuar në Kuaishou, ku shihet se si çdo mëngjes zgjohet në ora 5 për të ushtruar për pesë orë, duke shpresuar se një ditë do të bëhet mjeshtër i vërtetë.

Mjeshtri i tij Abbot Yanbo që njëherit është autor i videove të “Gurit të vogël”, ka deklaruar se vogëlushi dikur qante nga ushtrimet e vështira që i aplikonin në tempull.

“Pas dy muajve ai u adaptuar dhe tani ushtrimet për të janë diçka të zakonshme. Është shumë i mençur dhe punëtor”, ka shtuar Abbot Yanbo.