Mjeku thotë se ata që dhunojnë femra të veshura si Fjolla nuk duhet të dënohen

Teksa ka shpërthyer debati për paraqitjen e Fjolla Morinës në Skënderaj në një koncert ku këngëtarja u shfaq me një veshje siç bëjnë zakonisht e gjithë estrada, në rrjetet sociale po jepen opinione të ndryshme.

Nga humori, komentet therrrëse e deri tek kritikat që këngëtarja u ekspozua në rrjetet sociale para fëmijëve – kanë qenë reagimet në rrjetet sociale.

Por, në gjithë këtë rrëmujë ka vend edhe për deklarata të rënda. Më së shumti ka befasur një mjek i cili ka bërë një koment morbid për shfaqjen e këngëtares.

Nazim Qehaja me profesion patolog ka shkruar diçka absurde në Facebook duke thënë se ata që dhunojnë femra të veshura si Fjolla Morina nuk duhet të ndëshkohen fare.

Ky është postimi i tij:

LEXUES TË NDERUAR, VËLLEZËR DHE MOTRA!

TA KOMENTOJMË SË BASHKU KËTË FOTO, SI MASË PREVENTIVE, JO VETËM TË TURPIT KOMBËTAR, POR EDHE TË RREZIKUT TË DHUNIMIT ME FORCË TË FEMRAVE TË KËTILLA.

Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokative, nuk duhet të përgjigjën para ligjit.

Jepni mendimin tuaj të sinqert!

Prishtinë, 25.07. 2019