Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa u kritikua sot për një postim në Facebook, pasi që në pak rreshta pati shumë gabim drejtshkrimore, elementare.

Mirëpo, pa kritikave të shumta, ai është munduar ta përmirësojë postimin e parë, megjithatë edhe pas ndërhyrjes prap ka lënë plot gabime, shkruan Ballkani.info.

Për këtë ka reaguar edhe gazetari dhe publicisti i njohur, Adriatik Kelmendi.

“Hajde edhe mund të themi u bë ministër se është i ulët kriteri për post ministror në koalicionin PANA, por si ia doli ta kryejë fakultetin dhe të bëhet mjek një person, i cili në 3 fjali i bën 10 gabime?!Për t’ia shtuar edhe një episod tjetër tragjikomedisë, mjeku ministër kinse e paska korrigjuar postimin e parë, duke e zëvendësuar me një tjetër, sërish me plot gabime!”, ka shkruar Kelmendi. /Ballkani.info/

loading…