Mjeku Pëllumb Pipero befason me deklaratën: Testi më doli negativ, por do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19

Mjeku Pëllumb Pipero ka habitur me një deklaratë duke theksuar se është ende negativ, por do donte të ishte pozitiv me COVID-19.

Në një lidhje live për ”News24” mjeku i njohur infeksionistPipero thotë se ka kryer testin dhe ai i doli negativ por shton se ne fakt do dëshironte të binte në kontakt me koronavirusin.

”Po, e kam bërë testin, jam negativ akoma, por do doja të isha pozitiv të kisha rënë në kontakt me koronavirusin.”- tha Pipero.