Mjeku nga Drenasi publikon foto duke ndezur stufën, i shkruan letër Ramiz Lladrovcit
Mjeku nga Drenasi, Halit Bujupi, i ka shkruar letër publike kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ku i tregon për gjendjen e vështirë që gjendet shëndetësia në këtë komunë.
Mjeku ka publikuar një foto duke ndezur stufën dhe i thotë Lladrovcit se nuk është kjo punë e tij, andaj kërkon që kushtet e punës të përmirësohen.
Postimi i mjekut:
Letër publike Ramiz Lladrovci .
I nderuar kryetar së pari të uroj zgjedhjen për herë të tretë si kryetar i Komunës së Drenasit .
Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objetit shëndetësor .
Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës , ligjin e shëndetësis dhe kontratat e punës .
Do të kërkoja të marresh masa se unë besoj në drejtësi dhe kauzen të cilen keni ngritur gjatë tërë fushates për drejtësi dhe barazi para ligjit .
Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikes së Kosovës për të cilen kanë sakrifikuar shumë breza .