Mjeku kosovar shfrytëzon situatën: Hap klinikën private për punë, por infekton punëtorët dhe familjet e tij

Një mjek në Klinë ka shfrytëzuar kohën dhe gjendjen e rëndë në Kosovë kur po përballemi me koronavirusin dhe ka vazhduar punën në klinikën e tij private.

Mjeku ka hapur ordinancën e tij dhe ka rënë në kundërshtim me vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës për mbylljen e ordinancave private për shkak të shmangies të shpërndarjes nga koronavirusi.

Ai pas kontakteve me disave pacientë është vetizoluar së bashku me punëtorët dhe familjen e ti dhe dyshohet se të jetë infektuar me koronavirus.

“Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në raportin e policisë.