Mjeku nga Mitrovica Hajdin Ramadani, i cili ka qenë i infektuar me Covid-19, ka njoftuar se është shëruar nga ky virus dhe ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes.

Hajdin Ramadani ka treguar se është shëruar nga koronavirus, në rrjetin social Facebook ka bërë edhe një apel për qytetarët.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe që mos të bëhet vonë se nuk do të ketë kush të u shërbejë më.

”Në vijën e parë të frontit në Qendrën Emergjente sakrifikova shëndetin tim dhe rrezikova shëndetin e familjes time për t’u kujdesur për ju, andaj ju lus bëni kujdes sepse virusi me të vërtetë nuk është lojë. Kurseni edhe ata pak kolegë infermier që kanë mbetur për tu kujdesur për ju sepse dikur do te bëhet vonë nuk do te ketë kush te shërbejë”, ka shkruar ai.