Mjeku i Spitalit të Pejës vdes në vendin e punës, Prokuroria nis hetimet

Një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë ka vdekur në vendin e tij të punës gjatë ditës së shtunë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi  i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka bërë të ditur se dyshimet fillestare kanë të bëjnë me vdekje natyrale.

Ai tutje ka thënë se për t’i hequr të gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të kontrollohen pamjet nga kamerat e sigurisë.

“Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Policia e Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes. Dyshimet fillestare janë se është vdekje natyrale. Mirëpo, për t’i hequr te gjitha dyshimet, Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Policia e Kosovës të kontrollohen të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar Nikçi.