Ka shkuar në tetë numri i mjekëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Burime nga QSUT kanë konfirmuar se një mjek reanimator është prekur nga COVID-19.

Ende nuk dihet se si u infektua mjeku. Analizat për COVID-19 kanë dalë ditën e sotme, ku mjeku ka rezultuar pozitiv. Ministria e Shëndetësisë nuk e ka konfrimuar ende rastin, por më herët u bëri apel qytetarëve që të tregojnë nëse kanë qenë jashtë vendit, pasi vendosin në rrezik infektimi edhe mjekët.