Koronavirusi

Mjeku i njohur thirrje qytetarëve: Rihapja është e rrezikshme, bëni kujdes!

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se dje janë bërë plot 100 ditë të përballjes së mjekëve në vijën e parë të frontit me koronavirusin transmeton ballkani.info

Duke përshkuar se si është një ditë e këtyre mjekëve te Spitali Infektiv dhe përballjen me pacientët e infektuar, mjeku Kalo jep dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët, teksa thekson se rihapja e jetës është shumë e rëndësishme, por shton rrezikun e kontaktit me personat e infektuar.

Për këtë arsye, Kalo kërkon që qytetarët të zbatojnë këshillat e mjekëve, pasi vetëm kështu do ja dalim të fitojmë ndaj COVID-19. /Ballkani.info/