Fitër Bajrami

Mjekja kosovare: I lus qytetarët që të mos e teprojnë me ëmbëlsira

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Siç është traditë, për këtë festë në shtëpitë tona përgatiten ëmbëlsira të shumta. Mirëpo, përdorimi i tepërt i tyre nuk rekomandohet nga mjekët.

Një thirrje të tillë e ka bërë edhe mjekja kujdestare në QKMF në Prishtinë, Violeta Haxhija.

“Urojë që qytetarët të mos e teprojnë me ngrënien e tepërt të ëmbëlsirave. Siç e dimë në këtë festë të bukur, ne përgatitim shumë ushqime, dhe i kushtojmë rëndësi ëmbëlsirave.

I lus qytetarët që të mos e teprojnë me ëmbëlsirat, por tu kushtojunë rëndësi ushqimeve të shëndetshme”, ka thënë ajo në emisionin “SOT” të KTV-së.