Numër i madh i specializantëve kanë protestuar të enjten para Administratës Qendrore të QKUK-së.

Protesta vjen si rezultat i mospërgjigjes ndaj kërkesave të specializantëve drejtuar ministrisë së Shëndetësisë e Qeverisë.

Ata kanë kërkuar specializime të rregullta e pagesën e kujdestarive.

Specializantët do të protestojnë edhe para Qeverisë së Kosovës.