Mjekët në Drenas dhe QKUK tregojnë për gjendjen e 8 të lënduarve nga aksidenti në Poklek

Mjeku në Sherbimin Emergjent në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Drenas, Etnik Bajraktari i tha Ballkanit.info se tetë të lënduarit në aksidentin e ndodhur në fshatin Poklek të Drenasit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësor në Qendrën Emergjente në QKUK.

Sipas tij, të lënduarit kanë shkuar në QKUK me gjendje stabile shëndetesore në parim.

Ndërkaq Naser Syla mjek në Qendrën Emergjente në QKUK tha për Ballkani.info se të aksidentuarit kanë marrë trajtimin e duhur shëndetësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi.

Ballkani.info mëson se në mesin e të aksidentuarve kanë qenë edhe dy fëmijë. /Ballkani.info/