Mjekët gjermanë nisin punën në Klinikën Infektive së bashku me mjekët e QKUK-së

Një ekip i mjekëve gjerman nga Instituti “Robert Koch” kanë filluar punën në Klinikën Infektive, ku do të ndihmojnë mjekët kosovarë për menaxhimin e rasteve me Covid-19.

Shefi i pranimit në Klinikën Infektive Dr. Gëzim Morina, ka njoftuar se mjekët gjermanë iu janë bashkuar në klinikë.

Infektologu Gramoz Bunjaku ka shkruar në një postim në Facebook se bashkë me mjekët gjermanë kanë diskutuar sfidat e pandemisë dhe për gjendjen aktuale.

Mjekët gjermanë do të ndihmojnë institucionet kosovare për menaxhimin e pandemisë.