Dy mjekë kinezë të cilët ishin të sëmurë rëndë nga koronavirusi kanë parë lëkurën e tyre të errësohet pasi i shpëtuan ‘kthetrave’ të virusit vdekjeprurës.
Doktorët Yi Fan dhe Hu Weifeng, të dy 42 vjeçarë u infektuan me koronavirusin e ri ndërsa mjekonin pacientët në spitalin qendror të Wuhan në Janar.
Ngjyrosja e pazakontë e lëkurës së tyre mendohet të jetë shkaktuar nga mosbalancimi hormonal si pasojë e dëmtimit të mëlçisë nga virusi.
Ata u shtruan në spitalin e mushkërive në Wuhan dhe më pas u trasferuan në spitalin “Zhongfa Xincheng” në Tongji, përcjell A2.
Kardiologu Yi arriti t’i mbijetonte virusit pasi doktorët e lidhën me një makinëri që e mbajti në jetë të quajtur Ecmo për 39 ditë.







