Ditë më parë punëtorët e sistemit të Shëndetësisë në QKUK hynë në grevë për të kërkuar miratimin e projekt-ligjit për pagat.

Punëtorët e Shëndetësisë vazhdimisht janë ankuar për koificientin e vogël që kanë punëtorët në QKUK për punën e tyre.

“Qëndrimi i Federatës është që të procedohet në mënyrë urgjente projektligji i pagave. Deri në fund të qershorit ne kemi një grevë të pezulluar, nëse nuk procedohet ligji që punëtori shëndetësor të ketë pozitë të merituar, atëherë do të ketë kolap”, kishte qenë paralajmërimi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, raporton Ballkani.info.

Sot në ora 13:00, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të takohet me Federatën e sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Ballkani.info ka kontaktuar me nën-kryetarin e kësaj federate, Xhemajl Selmani i cili tha se ky takim është bërë me ftesën e FSSHK-së për të diskutuar se ku ka shkuar projekt-ligji për pagat.

“Do të takohemi për të diskutuar lidhje me projekt-ligjin për pagat, deri kur kanë arritur punimet e komisionit në këtë projekt-ligje dhe çeshtje tjera që lidhen me projekt-ligjin për pagat”, tha Selmani.

Federata në fjalë ka propozuar që koificienti për mjekun specialit të jetë 8. Në QKUK vazhdimisht ka pasur ankesa të tilla duke nxituar në miratimin e projekt-ligjit për paga. /Ballkani.info/