Mitsubishi shfaqë pjesën e pasme në një makine misterioze SUV, me dukje shumë të çuditshme

Në tërësi, ky SUV do të shihet në Tokyo Motor Show, që fillon në muajin që vjen

Land Rover Defender, Porsche Taycan dhe Lamborghini Sian i kanë mahnitur të gjithë në Frankfurt Motor Show, organizim në të cilin Mitsubishi nuk u pa askund.

Por, ky prodhues japonez, është përgatitur mirë, që të shfaqet në Tokyo Motor Show, që zhvillohet në muajin tetor.

Gjatë këtij organizimi, do të prezantohet një SUV me përmasa të vogla, që është një hibrid i elektrifikuar. Të gjithë ata që prisnin se do të shfaqej Lancer Evolution i ri, mësohet se nuk do të ndodhë.

“Kjo makinë, ofron kënaqësi të pashembullt të vozitjes në të gjitha terrenet, si kur ka rrufe apo frynë erë” është thënë shkurt për këtë makinë.

Deri më tani, Mitsubishi e ka shfaqur pjesën e pasme të kësaj makine misterioze SUV, që ka dukje shumë të çuditshme, me një pjesë transparente dhe katër rrathë, në dy anë.

loading…