Stanovc

Mitrovicë, nuk shfrytëzuan vijat e bardha dhe nënkalimet, dënohen 40 këmbësorë

Policia në Mitrovicë ka dënuar 40 këmbësorë për shkak se të njëjtit nuk kanë respektuar rregullat e trafikut.

“Bazuar në vlerësimet e bëra Policia dy javë më parë ka filluar me masa dhe aktivitete të shtuara në fushën e parandalimit dhe ndërgjegjësimit të këmbësorëve që kalimin e rrugës ta bëjnë në përputhje me shenjat e trafikut rrugor, përfshirë shfrytëzimin e nënkalimeve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Angazhimet e shtuara policore janë përqendruar në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë segmenti rrugor përgjatë fshatrave Lumë i Madh, Stanovc i Epërm dhe Stanovc i Poshtëm, zonë kjo e identifikuar me rrezikshmëri për këmbësorët që nuk shfrytëzojnë nënkalimet, ku si pasojë ka pasur edhe aksidente me fatalitet”.

“Për pjesëmarrësit që bien ndesh me rregullat që parasheh Ligji në trafik, po shqiptohen masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve. Dy javët që lamë pas nga njësitë në terren në zonën e fshatrave të lartcekura të Vushtrrisë, për kalim të rrugës së këmbësorëve në zona ku nuk është e lejuar janë shqiptuar mbi 40 gjoba për këmbësorë”.