Në fshatin Vagnicë të Mitrovicës, një person duke ecur ka vërejtur një mjet të dyshimtë, për të cilin e ka njoftuar policinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar vendin, derisa ka konfirmuar se mjeti i dyshimtë është granatë dore.

Më pas, njësitë e FSK-së dhe KFOR-it amerikan për çminim kanë tërhequr mjetin.